Si të reagosh në kohë krizash
  • Mbështetje për të mbijetuarit e tërmetit

    Më shumë se 4800 njerëz nga Turqia dhe Siria u strehuan përkohësisht falas.

Misioni i Airbnb.org është të shfrytëzojë potencialin e ndarjes së hapësirave, të burimeve dhe të asistencës së ofruar në kohë të vështira.

Kemi ofruar mbi 1,4 milionë net qëndrime emergjente falas për më shumë se 220 000 persona që nga themelimi ynë në vitin 2020.

Njihu me komunitetin tonë

Pritësit dhe vizitorët e Airbnb.org janë në qendër të misionit tonë.

Falë komunitetit tonë global të pritësve, donatorëve dhe organizatave partnere, Airbnb.org mundi t'u sigurojë strehim të përkohshëm më shumë se 140 000 personave.

Si u bashkuan Carmen dhe komuniteti i saj pas uraganit Maria.

U ofrojmë komuniteteve mundësinë për t'u bërë bashkë në situata katastrofash. Nëpërmjet programeve të Airbnb.org, njerëzit mund t'i ofrojnë banesat e tyre falas për fqinjët që kanë nevojë të evakuojnë.

Airbnb.org ka ndihmuar në gjetjen e vendqëndrimeve për më shumë sesa 135 000 persona të larguar nga lufta.

Mund të duhen vite që një komunitet të rimëkëmbet plotësisht nga një katastrofë e përmasave të mëdha. Airbnb.org ndihmon në financimin e qëndrimeve për ekipet e shpëtimit që po bëjnë punë thelbësore për rindërtimin e komuniteteve.

Të krijojmë një botë ku ka përkatësi

Airbnb.org imagjinon një botë në të cilën çdokush mund të gjejë një vendqëndrim mikpritës në kohë krize. Për ta shndërruar këtë vizion në një realitet për të gjithë, Airbnb.org mori përsipër një sërë angazhimesh ndaj diversitetit, barazisë, gjithëpërfshirjes dhe kushteve lehtësuese.

Ne i ndihmojmë organizatat e tjera jofitimprurëse të kenë një ndikim afatgjatë.

Njihu me disa nga partnerët që ndihmuan në krijimin e Airbnb.org.
IRC reagon ndaj krizave më të rënda humanitare të botës dhe ndihmon njerëzit të cilëve u është tronditur jeta dhe mënyra e jetesës, të mbijetojnë, të rimëkëmben dhe të marrin në duar të ardhmen e tyre.
Build Change është një organizatë për parandalimin dhe rimëkëmbjen nga katastrofat, që projekton zgjidhje praktike strehimi me komunitetet lokale.
HIAS është një organizatë globale jofitimprurëse hebraike që siguron mbrojtje dhe asistencë për refugjatët, azilkërkuesit dhe njerëz të tjerë të detyruar të shpërngulen anembanë botës.
Community Sponsorship Hub krijon mundësi për komunitetet në Shtetet e Bashkuara që të mirëpresin refugjatët dhe personat e tjerë të zhvendosur.